Pacolli:familjarët e Isa Boletinit nuk janë dakord që ai të varroset në Vlorë por në vendlindjen e tij

0

Vazhdojnë debatet lidhur me varrosjen e eshtrave të atdhetarit Isa Boletini.Në këtë vazhdë u deklarua edhe Behxhet Pacolli,sipas të cilit gjatë takimit që kishte me familjarët e Isa Boletinit ata ju lutën që “ndërhyja dhe të bëja ç’ishte e mundur që të plotësohej amaneti i tij…”

Ja postimi i plotë i Pacollit:

Sapo përcolla të afërmit e Isa Boletinit, të cilët m’u lutën të ndërhyja dhe të bëja ç’ishte e mundur që të plotësohej amaneti i tij: eshtrat e konfirmuara të heroit tonë legjendar të varroseshin në Kullën e tij, në varrezën familjare. Ky reagim i tyre, kjo lutje vinte pasi një i ashtuquajtur komision qeveritar kishte miratuar propozimin që Isa Boletini të varrosej në Vlorë!
Më duhet ta them sinqerisht, unë jam pro varrimit të Shqiptarit të madh, të Mitrovicaliut trim në Kullën e tij muze në Boletin. Të njëjtin propozim e kam bërë dhe për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Kukësi për në Prishtinë. E dimë të gjithë se Vlora ashtu kështu është një vend i njohur për historinë tonë kombëtare. Atje ka muze të ndryshëm, ka monumente të mëdha dhe njëherë në vit atje shkojnë bashkëkombas nga gjithë viset shqiptare për të festuar ditën e Pavarësisë. Atje është dhe varri i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të parë shqiptar dhe të idesë së pavarësisë së shqiptarëve. Por Ismail Qemali prehet atje ku kishte lindur, në Kaninë, sepse aty e kishte lënë amanet! Unë nuk shoh arsye se pse Isa Boletini të mos prehet aty ku kishte lindur, në përmbushje të amanetit të vet. Historia tregon se si ai i vendosur përballë lavdisë së Londrës ishte përgjigjur me fjalët “Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Në kodet zakonore të gjithë botës amaneti i të vdekurit është i shenjtë.
Unë i kuptoj deri diku arsyet pse dikush në qeverinë e Kosovës don të shmangë reagimet e dikujt nga vendet fqinje, për ardhjen e truprojave të nderit të FSK-së me rastin e varrimit. E imagjinoj se vendvarrimi i Isa Boletinit do të shndërrohet në vend pelegrinazhi i shqiptarëve nga të gjithë viset dhe pikë referimi e kujtesës sonë kombëtare. Por në nderimin e luftëtarëve që është një zakon i vjetër ballkanik unë nuk shoh kurrfarë problemi për fqinjët. Një mik nga Shkodra bile më tha sesi serbët kanë kërkuar dhe kanë vendosur pllakë përkujtimore për viktimat e tyre ushtarake të Luftës së parë botërore dhe Patriarku serb i ka vizituar ato. Pse vallë ne s’mund të ndërtojmë një varr monumental të Isa Boletinit brenda territorit të Kosovës që sipas të gjithë dokumentave ndërkombëtarë, edhe atyre të pranuar nga Serbia, është një dhe i pandarë? Pse vallë ne duhet si qeveri të injorojmë vullnetin e fundëm të të vdekurit, vendimin e autoriteteve komunale të Mitrovicës, vendimet tona të mëparshme, dhe pa shprehje interesi të autoriteteve të Shqipërisë, ta varrosim në Vlorë këtë figurë legjendare të historisë sonë kombëtare?
Le ta mbyllim këtë çështje me një vendim të urtë, që të pajtojë të gjithë duke i sjellë eshtrat e Isa Boletinit të prehen aty ku ka lindur dhe ku ka të afërmit e një gjaku. Le t’i shpërndajmë monumentet e shqiptarisë në gjithë territorin dhe të mos i përqëndrojmë në pak vende. Le të bëjmë një ceremoni të qetë, të nderojmë Heroin tonë, pa provokuar askënd, duke i ftuar të gjithë në këtë nderim. Historia s’mund të shërbejë si pretekst për të helmuar të tashmen!
Jam shumë i bindir se askush nuk do të kundërshtonë varrosjen e Isës së madhë në Buletin. Nga kush dhe pse duhët të frikësohemi pë këtë vepër.Besoj shumë se nese ne punojmë pa dyshim,i ftojmë ata në këtë ceremoni,edhe qeverija malazeze do të mer pjesë në këtë event dhe do të këthej kuburën e tijë ( është traditë e tyre).
Jam shumë i bindur se askush nuk do të kundërshtojë varrosjen e Isës së madh në Buletin. Nga kush dhe pse duhet të frikësohemi pë këtë vepër?. Besoj shumë se nëse ne punojmë pa dyshim, i ftojmë të gjithë në këtë ceremoni,edhe qeverija malazeze do të merrte pjesë në këtë event dhe do të kthejë koburen e tij (është traditë e tyre). Jam shumë i bindur se askush nuk do të kundërshtojë varrosjen e Isës së madh në Buletin. Nga kush dhe pse duhet të frikësohemi pë këtë vepër?. Besoj shumë se nëse ne punojmë pa dyshim, i ftojmë të gjithë në këtë ceremoni,edhe qeverija malazeze do të merrte pjesë në këtë event dhe do të kthejë koburen e tij (është traditë e tyre). Jam shumë i bindur se askush nuk do të kundërshtojë varrosjen e Isës së madh në Buletin. Nga kush dhe pse duhet të frikësohemi pë këtë vepër?. Besoj shumë se nëse ne punojmë pa dyshim, i ftojmë të gjithë në këtë ceremoni,edhe qeverija malazeze do të merrte pjesë në këtë event dhe do të kthejë koburen e tij (është traditë e tyre).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here