Pacolli: Rreth-rrotullimi afër spitalit, vepra më e shëmtuar në botë

0

Behgjet Pacolli ka përkujtuar sot se në një shkrim të tij të publikuar në muajin prill këtë vit, e kishte quajtur “veprën më të shëmtuar në botë”, rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës, afër Spitalit. “Sot ju e patë edhe vetë, se si një tunel i tillë shkakton këtë kaos në Prishtinë, vetëm sepse reduktohet rruga në një korsi në atë tunel. Ky tunel është bërë sikur të ishim në vitet 50-a. Sot ky tunel është shkaktar i krijimit të radhëve kilometrike, nga Graçanica deri në Obiliq”, ka përshkruar ai.

“Ky është vizioni i Fatmir Limës, Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit! Problem tjetër është që nuk ka si të zgjerohet kjo rrugë pasi që kalon nëpër hapësirë publike, hapësirë e cila është bllokuar nga ndërtimet private, që sigurisht janë pronë e klaneve partiake të tyre|, ka spikatur Pacolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here