Pacolli: “Politika apo njerëzit e tij ndoshta m’i dëmtuan marrëdhëniet me Ramushin”

0

Behgjet Pacollit i është kujtuar kur kalonte mirë me Ramush Haradinajn. “Duke shiquar në fotot e kohës kur s’isha në politikë, gjeta, pos tjerash edhe këtë foto me Ramushin. Me Ramushin kemi patur marrëdhënie shumë të mira, me të e me familjen e tij. Ramushi e ka një babë të mrekullueshëm që e kam vizituar në të gjitha kohërat. Politika, (ndoshta) apo njerëzit e tij (me siguri) i kanë dëmtuar marrëdhënjet tona. Kam shumë respekt për sakrificat e tij dhe familjes së tij”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook teksa e ka postuar një fotografi me Haradinajn e ku shihet edhe prezantuesi Mustafë Muçaj, i cili është vjehrri i Haradinajt.

Pacolli dhe Haradinaj kohëve të fundit nuk kishin raporte të mira. Pacolli kishte thënë se nëse është dikush që e ka ndihmuar ai është Haradinaj, kur ia kishtë derdhur një milionë euro në konto për t’u mbrojtur nga akuzat sa ishte në Hagë. Ndërsa Haradinajt nuk i kishte bërë shumë përshtzpje një gjë e tillë dhe vazhdimisht e akuzonte Pacollin për monopol të biznesit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here