Pacolli për situatën në Maqedoni: “Nuk është koha e trimave paslufte”

0

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk është koha e trimave paslufte në Maqedoni dhe e agjendave vetjake, por e harmonizimit të agjendave të shqiptarëve me ato të të vendeve perëndimore. Ai ka ftuar Tiranën dhe Prishtinën që të veprojnë në këtë drejtim. Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve. Ai ka thënë se ndihet i prekur më së shumti nga humbja e një vajze të vogël, dhe i ka quajtuar si ngjarje të pafalshme për një shtet.

POSTIMI

Ngushëllim për viktimat e pafajshme ! Nuk është koha e trimave pas lufte, dhe as e axhendave vetiake të ndokujt. Duhet të harmonizohen axhendat tona kombëtare, interesi ynë kombëtar me atë perëndimor
Shpreh hidhërimin tim për viktimat e pafajshme në Kumanovë. Jam veçanërisht i prekur nga humbja e jetës së një vajze të vogël që s’ka patur kurrfarë lidhjeje me atë që po ndodh. Janë ngjarje të pafalshme për një shtet, për një vend i cili është aspirant për të hyrë në Bashkimin Europian.
Nuk është koha e trimave pas lufte, dhe as e axhendave vetiake të ndokujt.

Maqedonia është një vend kompleks, megjithëse i vogël, ku shumë lojtarë ndërkombëtarë, vendorë, pleksin interesat e tyre të ligjshëm apo të paligjshëm. Në këtë kuptim është vështirë të identifikosh dhe të vësh gishtin në gjithë shkaktarët e asaj që po ndodh. Partitë politike shqiptare duhet të angazhohen si kurrë më parë për të forcuar autoritetin e tyre brenda sistemit politik maqedonas në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe të mos lejojnë degradim të statusit të shqiptarëve. Ndërkohë ajo që po ndodh është rast për të bërë thirrje për qetësi dhe jo për acarim të situatës.

Është në interesin tonë kombëtar ruajtja e stabilitetit të Maqedonisë në përputhje me interesin e partnerëve tanë perëndimorë, dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është moment kyç për këtë stabilitet.
Ky është rasti të përsëris thirrjen time të mëhershme për harmonizimin e qëndrimeve të faktorit shqiptar. Si president i Kosovës, por edhe më vonë jam angazhuar personalisht për këtë. Por dua t’i bëj thirrje dhe qeverisë së Shqipërisë, kryeministrit Rama të punojë në këtë drejtim për të arritur këtë harmonizim. Vetëm të harmonizuar ne mund të mbrojmë interesin tonë kombëtar dhe të përparojmë statusin e popullit shqiptar të Maqedonisë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here