Pacolli ngushëllon familjet e tre punëtorëve që humben jetën

0

Politikani dhe biznesmeni, Behxhet Pacolli, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerëve, të cilët humbën jetën në Kazakistan. Ai thotë se në historikun e kompanisë që e drejton kjo është humbja më e madhe. Pacolli shkruan se rasti po hetohet.

LETRA

Sot, rreth ores 11:00 ne Astana ka ndodhur nje tragjedi ku per fat te keq kane humbur jeten punetoret Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976) si dhe jane lenduar Hajrush Hoti (1969), Isuf Bekolli (1956) dhe Avni Maksuti (1979).

E gjithe familja e Mabetex shprehe ngushllimet me te sinqerta per kete tragjedi dhe lutemi per ata ne kete nate te madhe te muajit te shenjte.

Jane duke u marre masat e nevojshme per tu kthyer kufomat e te ndjereve ne Kosove dhe tre te tjeret jane duke u trajtuar ne menyren me dinjitoze ne spitalet e Astana.

Kjo tragjedi, vjen si pasoje e momentit kur punetoret ishin duke zberthyer skelet e nje muri mbi 20 metra. Lidhur me shkaqet si kane ndodhur MABCO Constructions eshte duke bere hetuesi rrenjesore ne bashkepunim me organet e shtetit, per cka familjaret do te informohen detajisht.

Kjo eshte tragjedia me e madhe qe ka ndodhur ne historikun e kompanise tone per cka, edhe njehere ndajme dhimbjen me familjet dhe dashamiret e viktimave.
MABCO CONSTRUCTIOS
LUGANO, Zvicer

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here