Pacolli edhe i uron mësuesit edhe ua kujton diplomat e rrejshme

0

Behxhet Pacolli, politikani dhe biznismeni i njohur kosovar ka përcjellë një urim të veqantë për mësuesit në ditën e tyre. Ai njëkohësisht ka uruar dhe ka tërhequr vërejtjen për degradimin e sistemit arsimor dhe rënjen e cilësisë në arsim, diplomat fallso, dhe ka theksuar se gjithë shoqëria duhet të merret me këtë problematikë “sa nuk është bërë vonë”.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Behgjet Pacollit me rastin e Ditës së Mësuesit”

 

“7 marsi është dita kur ne duhet të përkulemi me nderim para një figure që ka peshuar shumë në jetën e seicilit, mësuesin a mësuesen, e të gjithë kohërave, dhe brezave. Bashkë me nënën, është figura e dytë më kryesore e jetës sonë, e rritjes sonë, e punës, e profesionit, tonë, pse “arësimimi krijon të gjithë profesionet”. Ajo që mësuesit shkruajnë në drrasën e zezë të jetës sonë, nuk fshihet kurrë.
Dhe ndërsa i urojmë sukses dhe jetë të lumtur gjithë mësuesve, dua shumë të nënvizoj rëndësinë që ka në kohën tonë reforma në sistemin arsimor. Në bjerrjen e përditshme të vlerave që ka shoqëria jonë, dhe cilësia e arsimit ka rënë dhe renditet si njëra ndër arsyet e shumë prej problemeve që kemi sot, duke filluar nga ekstremizmi, cilësia e qeverisjes, duke vijuar me eksodusin. Kjo është për keqardhje, pasi ne kemi patur shkollim të mirë në kushte më të vështira se këto, ndaj nuk është normale që të kemi rënie të arsimit në kohën e lirisë. Duhet gjithë shoqëria të merremi me këtë punë sa nuk është vonë.
A mund t’i besohet kujdesi për fëmijët dikujt që ka shkollim të keq?
Apo ndiheni të sigurt t’ja lemë ndërtimin e shtëpisë dikujt që ka mashtruar me vitet e shkollimit?
A do pranonim që këta njerëz të merrnin përsipër ndërtimin e rrugëve, ruajtjen e rendit?
Imagjino sikur t’i kemi bërë ministra, kryetarë parlamenti, presidentë ata që kanë diploma të rrejshme! S’ka më dramë dhe tragjedi të madhe për të sotmen dhe të ardhmen.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here