Pacolli e kishte refuzuar ndihmën për Google

0

Behgjet Pacolli sot ka treguar se në vitin 1997 themeluesit e Google kishin kërkuar nga ai dhe kompania e tij në Lugano të Zvicrës që ta mbështesnin idenë e tyre, por ai i kishte refuzuar. E pranon se atë kohë nuk i kishte kuptuar. Por 17 vjetë më pas ai është bërë pishman për këta dhe shprehë gatishmërinë nëse ndonjë ideator eventual shqiptar do të shpikte diqka të ngjashme të investojë në të.

 

Më poshtë mund ta lexoni adresimin e Pacollit rreth përvjetorit të themelimit të Google:

 

“Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet. Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google. Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhen në zyren time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoft, unë shpresoj shumë që tani të rinjet tanë shqiptar do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do ti përkrahi.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here