Pacolli: Duhet ta krijojmë Gjykatën Speciale

0

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se politika kosovare duhet ta krijojë Gjykatën Speciale, e cila do t’i trajtojë ët e luftës.

Pacolli ka thënë se mosvotimi i Gjykatës Speciale do të prodhojë efekte jashtëzakonisht negativ për Kosovën.

“Nga përvoja diplomatike në lobim, mund të them që nëse këtë mundësi do ia lëmë në duar Rusisë dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB, atëherë ky do të ishte veprimi më katastrofal që do ta kthente Kosovën prapa, dhe më e rrezikshmja, do ta rrezikonte qenien e Kosovës si shtet”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Ashtu siç e tha edhe kancelarja Merkel, Kosova, nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Gjykatës. Drejtësia në Demokraci është parimi thelbësor i ekzistencës”.

Pacolli ka thënë se është e dhimbshme, por për hatrin e disa personave, Kosova nuk mundet të përballet me zgjidhjen e Këshillit të Sigurimit dhe Kosova nuk mundet të shkojë asesi kundërpartnerëve të saj Euro-Amerikanë./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here