Pacolli: “Asociacioni do të themelohet, deshëm e nuk deshëm”

0

Kryetari i AKR’së Behxhet Pacolli, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Asociacionit. Sipas Pacollit, ky dokumentacion tashmë është ndërkombëtar dhe nuk ka kthim prapa, veç tjerash Asociacioni sipas këtij të fundit është nënshkruar dhe votuar nga shumica e deputetëve qysh në mandatin e kaluar, transmeton Klan Kosova. Tha se Qeveria aktuale e Kosovës ka dështuar.

Por që gjithsesi Behxhet Pacolli ka refuzuar të tregojë nëse ky vendim është i dëmshëm apo jo për Kosovën.

‘’Unë nuk jam gjykatës me intepretu vendimine  Gjykatës Kushtetuese por që nuk do ta paragjykoja asgjë që ka ndodhë deri tani. Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave ka ndodhë me fuqi të Bashkësisë Europiane. Unë nuk di dhe skam dëgju deri tani që një shtet t’i lejojë vetes të nënshkruj diçka e ta revokojë këtë’’, tha Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

“Nëse Gjykata Kushtetuese ka qenë e denjë ajo duhet të marr përsipër, gjykata kushtetuese e mbështet themelimin e asocioacionit të komunave. Nëse ka ndodhë diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, atëherë përgjegjësit duhet të japin përgjigje, kjo ka ndodhë moti para 1 viti jo tashmë’’. Kjo ka ndodhë në debatin që është bërë në atë kohë e jo tani. Këtë e dëshmon edhe Gjykata Kushtetuese, por prapë them që nuk është mendim I imi por është procedim ndërkombëtar dhe duhet zbatuar ngase është dokument me dëshmi ndërkombëtare e që duhet proceduar se s’ka forcë që e ndalon tashmë themelimin e Asociacionit të komunave’’, tha Pacolli.

‘’Opozita i din këto gjëra, ata nuk është dashtë të bëjnë kështu sepse e dijnë që shumica e deputeteve e kanë votuar këtë dokument. Asociacioni do të themelohet dashtën a nuk dashtën’. Qeveria nuk ka dashtë të thotë atë që e thash unë sot, tashmë ka ndodhë nënshkrimi dhe nuk ka kthim prapa. Dërgimi i dokumentacionit në Gjykatën Kushtetuese është gabim i madh për Qeverinë. Ky është dokument i ndërkombëtarizuar dhe nuk ka kthim prapa. Unë besoj se Asociacioni do të mbetet një OJQ e asgjë më tepër, sepse Kosova është një shtet dhe punët e shtetit i takojnë vetëm qeverisjes’. Kjo qeveri për mua është një qeveri e dështuar, nuk ka ndiku asgjë në rritje ekonomike, papunësia është në rritje, varfëria është në rritje, problemet e migrimit në Kosovë, e kjo për mua është e turpshme kjo nëse dikush del dhe thotë Kosova ka pas sukses’’, theksoi Pacolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here