Pablo Novak, njeriu më i vetmuar në botë

0

85-vjeçari është banori i vetëm i Villa Epecuen, një fshat 500 km në jug-perëndim të Buenos Aires, në Argjentinë, i braktisur nga qytetarët e tij pas përmbytjeve.

“Kur më marrin në telefon nga e hëna në të premte përgjigjem: Po flisni me kryetarin e bashkisë së Villa Epecuen, më thoni? Ndërsa të shtunën dhe të dielën bëj sikur jam pastor”. Këto thotë 85-vjeçari Pablo Novak duke qeshur i cili sapo ka ardhur pas një xhiroje të gjatë me një biçikletë të vjetër, por pa asnjë pikë djerse në ballë.

Telefonin ia ka dhuruar një nga 10 fëmijët e tij. “Tani për tani kam 10 fëmijë, por vetëm tani për tani,” shpjegon ai duke buzëqeshur sërish ndërsa na tregon bukuritë e fshatit të tij. Të gjithë mediat lokale, por edhe CNN i kanë dedikuar Pablos një reportazh duke e emërtuar si “Njeriu më i vetmuar në botë”.

Ai kënaqet duke u hequr si kryetar bashkie apo prift. Sot ai është banori i vetëm i Villa Epecuen, që tani konsiderohet një fshat fantazmë, 500 km në jug-perëndim të Buenos Aires. Që nga viti 1985 ky fshat është parë më tepër si vend turistik, e dalluar për mikroklimën e saj dhe cilësitë kurative të ujërave të tij, që kanë një përmbajtje të lartë kripe.

“30 vjet më parë kjo zonë kishte 5 mijë banorë”, shpjegon banori i përjetshëm i fshatit Pablo. Shoqëria e vetme e tij janë dy lopë, tri dhi dhe një duzinë me pula. “Prindërit e mi kishin një furrë që prodhonte tulla, dhe ishin ndër 1500 banorët që jetonin gjatë gjithë vitit këtu”.
Pablo kujton kohën kur kënaqej duke kërcyer me vajzat turiste që vinin për të vizituar fshatin. Në teatrin e vendit aty ku kërcimi tango kishte origjinën e vet.

Në vitin 1985, një sezon shirash të rrëmbyeshëm bëri që lumenjtë dhe liqeni të dilnin nga shtrati dhe muret mbrojtëse të qytetit të tij u shkatërruan duke shkaktuar një përmbytje të madhe. Fshati Villa Epecuen u zhyt 4 metra nën ujë, që në vitin 1993 shkuan në 10 metra.

“Të gjithë e lanë zonën, duke u transferuar në zona të tjera, por jo unë”. tregon Pablo Novak, ndërsa tepër krenar, na udhëheq duke na treguar për historinë e gjithë fshatit, nga i cili ai nuk do të largohet kurrë. “Të qenit i vetmi banor i këtij fshati dhe njeriu më i vetmuar në Argjentinë më pëlqen shumë”. /Vanity Fair

“U riktheva të jetoj me qenin tim dhe kurrë nuk do ta braktis vendin tim”, thotë ai duke vajtur në shtëpinë e tij që është 500 metra larg qendrës së Epecuen

Në vitin 1985, një sezon shirash të rrëmbyeshëm bëri që lumenjtë dhe liqeni të dilnin nga shtrati dhe muret mbrojtëse të qytetit të tij u shkatërruan duke shkaktuar një përmbytje të madhe.

Novak shëtit qenin ose shëtit vetë me biçikletë çdo ditë. Ai e konsideron një ritual Në moshën time, thjesht shijoj jetën duke shëtitur në rrënojat e Epecuen

Pasi qëndroi nën ujë për 25 vite, rrënojat e fshatit u rishfaqën pas 25 vitesh. Novak tregon rrënojat e shkollës së tij fillore.

Pablo Novak, njeriu më i vetmuar në botë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here