Pa marrëveshje përfunduan bisedimet rreth Maqedonisë në Bruksel

0

Pa një marrëveshje përfundimtare përfunduan bisedimet në Bruksel për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, që në 12 orët e fundit i zhvilluan katër liderët e politikës së Maqedonisë dhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han.

Në një deklaratë me shkrim nga KE-ja pas takimit zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç thekson se eurokomisari Han u takua me udhëheqësit politikë për të rifilluar bisedimet për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Bisedimet, thekson, kanë qenë të hapura dhe të detajuara, por ende nuk kanë çuar në një marrëveshje përfundimtare.

“Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha palëve në interes të vendit të tyre dhe të qytetarëve të saj për të gjetur një kompromis të qëndrueshëm politike pa vonesë për të dalë me propozime konkrete për këtë qëllim, për të përcaktuar marrëveshjen tashmë të arritur në Shkup më 2 qershor. Përcaktimi për reforma të përfshira në të, të cilat janë të përkushtuar të gjithë liderët e partive duhet të zbatohet si një çështje me urgjencë të madhe. Kjo është me rëndësi esenciale për vendin që të bëjë ndonjë progres drejt integrimit euro-atlantik. Komisioni Evropian tani do të shqyrtojë se si të kontribuojë më mirë për procesin politik në vend dhe mbetet i gatshëm për të lehtësuar diskutimet”, thuhet në deklaratën e Kocijançiç.

Përveç udhëheqësve të partive, Nikola Gruevski (VMRO-DPMNE), Zoran Zaev (SDSM),  Ali Ahmeti (BDI), Menduh Thaçi (PDSH), dhe komisarit Han dhe eurodeputetit Ivo Vajgl në takim morën pjesë edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli./Koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here