OVL e UÇK-së: “Lutfi Haziri po bëhet luftëtar pas lufte, po flet nën ndikim të alkoolit”

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Gjilan, ka porositur kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, por edhe politikanë të tjerë që të mos e keqpërdorin pozitën e tyre të besuar nga qytetarët, por të presin procesin përfundimtar të verifikimit të listave për ta kuptuar se kush ka qenë veteranë. Kjo pas deklaratave të Hazirit, se janë bërë lista me emra të veteranëve të Bllacës dhe jo të UÇK-së.

Sipas kësaj organizate, Haziri nuk ka qenë ushtar i UÇK-së, ashtu siç po pretendon.

 

Më poshtë komunikata e plotë:

 

Ka ca ditë qe Luta po behet luftëtar pas lufte. Deklaratat e tij nën ndikimin e alkoolit rreth publikimit të listave të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve po irritojnë të gjithë ata që patën guximin të rreshtohen rreth UÇK-së dhe gjithë popullin që e ndihmoi lirinë e Kosovës.
Parulla të tilla kemi dëgjuar para lufte, gjatë luftës dhe po vazhdojnë edhe sot nga e njëjta orkestër e cila ka vetëm një qëllim, ta politizojë procesin.

UÇK në ZOK ka pas vijën komanduese, strukturën e organizuar ushtarake dhe ushtarët të cilët vullnetarisht iu kanë përgjigjur thirrjes në luftë për çlirim.

Lufta e UÇK-së ka në themelin e lirisë Dëshmorët dhe Martirët e Kombit por ka edhe dëshmitarët e gjallë–luftëtarët të cilët nuk do të lejojnë askënd që për motive politike të na pengojnë ndriçimin e të vërtetës. Lutës dhe gjithë atyre që janë në angazhime politike ju themi të mos e keqpërdorin pozitën e tyre të besuar nga qytetarët por të presin procesin përfundimtar të verifikimit të listave.

Kush ka qenë luftëtar i vërtetë do ta vërtetojë përfundimi i verifikimit të listave duke marr parasysh edhe ankesat e atyre të cilët kanë aplikuar që për gabime teknike ka mundur t’u bëhet padrejtësi.

Por, luftëtarët e vërtetë dhe qytetarët e dinë kush ka dezertuar, kush ka ikur përmes Bllacës dhe kush e ka lëshuar atdheun në kohët më të vështira. Veteranët e vërtetë presin përfundimin e verifikimit të listave, ndërsa sot për interesa tjera krrokatin individët si puna e Lutës.

Qytetarët e Zonës Operative të Karadakut që përfshinë katër Komuna (Gjilan, Viti, Dardanë dhe Artanë) e kanë përjetuar luftën i njohin mirë luftëtarët por i njohin edhe ata që nuk i kanë parë gjatë luftës në këto territore.

Edhe njëherë kërkojmë nga Luta të merret me punët dhe përgjegjësitë që i ka në Komunë dhe të lerë komisionin në punën e vet në mënyrë që të gjithë t’i kryejnë detyrat që iu takojnë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here