OVL e UÇK-së i fton pushtetin dhe opozitën për dialog

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bën thirrje pushtetit dhe opozitës që të ulen dhe t’i tejkalojnë problemet lidhur me temat e ngritura tash e katër muaj.

Kjo organizatë, përmes një komunikate për media, shprehë shqetësimin se moskomunikimi mes pushtetit dhe opozitës është duke i sjellë dëme interesit të përgjithshëm.

OVL e UÇK-së ka mbajtur sot një mbledhje ku është diskutuar për situatën politike dhe verifikimi i Veteranëve dhe çështja e pagesave të pensioneve të tyre.

“Kryesia shfaqi shqetësimin e saj lidhur me shpërdorimin e buxhetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, dedikuar për pensionet e veteranëve dhe njëkohësisht i bën thirrje kryeministrit Isa Mustafa, zëvendësit të tij Hashim Thaçi dhe ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale Arban Abrashi, që të na ftojnë në takim javën e ardhshme për t’i diskutuar problemet rreth moszbatimit të ligjit për veteranë, sepse përndryshe jemi të detyruar që t’i radikalizojmë veprimet tona”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here