Osmani: “E kam thënë që Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi i ndihmojnë njëri-tjetrit”

0

Analisti politik shqiptar nga Maqedonia, Hadi Osmani, ka thënë se kaherë e ka thënë që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, janë bashkëpunëtorë. Ai ka thënë se tashmë që ata u takuan po vërtetohen fjalët e tij.

“Per hajr ju qofte koalicioni! Me kete foto i pershendes te gjithe ata te BDI-se qe me akuzuan se jam njeri i Thacit dhe te gjithe ata te PDSH-se qe me akuzuan se jam njeri i Ahmetit. Ku i keni sot akuzat per lideret tuaj qe pijne kafe bashke? Une e kam ditur dhe e kam thene shume me heret se keta dy i ndihmojne njeri tjetrit dhe me kot i sakrifikojne njerezit, por nuk e dija qe kete do ta bejne edhe publikisht dhe kaq haptazi qe do ti nencmojne shqiptaret”, ka shkruar Osmani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here