Ornela Ndoj: “Nuk e zgjodha unë aktrimin po aktrimi mua”

0

Dashuri të parë e quan aktrimin aktorja e re shqiptare Ornela Ndoj. Kjo pasi ajo është e dhënë edhe pas fushave të tjera. Studimet në Fizikë dhe moderacioni nëpër evenimente të ndryshmë janë vetëm dy nga angazhimet e tjera.

Ndoj në një intervistë ka thënë se Shqipëria duhet të ofrojë më shumë për artin filmik. Ajo ka thënë se ëndërron nivelin e aktrimit shqiptar; të njëjtë me atë ndërkombëtarë. Ndoj ka treguar që idhull i saj në botën e kinematografisë është Angelina Jolie. Ajo thotë se është e përkushtuar pas këtij profesioni dhe se është e bindur që me punë arrihet çdo gjë.

Kush është Ornela jashtë skenës së artit filmik?

Perveç dashurisë së pakushtëzuar për aktrimin pasioni im i dytë janë studimet për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të natyrës në Tiranë. Gjithmonë e bekuar nga një buzëqeshje që merrë jetë nga dashuria e familjes dhe miqësise që më vlejnë më shumë se një thesar.

Pse zgjodhët aktrimin?

Nuk e zgjodha unë, aktrimi lindi me mua, mund të them që ngelet dashuri e parë.

Çfarë kushtesh ofron Tirana për këtë profesion?

E them gjithmonë Tirana duhet të ofrojë shumë më tepër për aktrimin, është pasuri shpirtërore mendoj unë, dua të aktroj për shqiptarët dhe e ënderroj aktrimin shqiptar në standarde ndërkombëtare. Realiteti është ndryshe sot për sot, por dashuria e përbashkët e profesionistëve dhe të apasionuarve pas aktrimit më jep shpresë për ndryshimin e kushteve jo të kënaqeshme që Tirana ofron.

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tash?

Realizimi i ëndrrës time për aktrimin. Unë po eci në këtë rrugë, i kam hedhur hapat dhe nuk do ndaloj, duhet të lë gjurmë në këtë art.

Kush është idhulli juaj në artin filmik?

Gjithmonë ka qenë nje idhull për mua, ylli i Hollywood, Angelina Jolie, një aktore që të bën ta duash filmin dhe jo vetëm për këtë edhe pse një aktore e angazhuargjindet gjithmonë pranë familjes duke treguar një nënë dhe një grua të përkushtuar.

A mund të jetohet nga aktrimi në hapësirën shqiptare?

Sigurisht që po, edhe aktrimi është një punë dhe me punë arrihet çdo gjë.

 A do te pranonit te luanit nje rol me skena më shumë se sensuale dhe nese po, ne krah te cilit aktor do te doje te ishe?

Sigurisht që do pranoja, jam aktore dhe për mua çdo rol është art që shpaloset nën efektin e kamerave.Sa për aktorin nuk kam një emer, do më mjaftonte të kishim harmoni në aktrim.

Dihet që jeni edhe moderatore, a mund të na shpjegoni më shumë relacionin tuaj me këtë rol?

Moderimi është puna tjetër që unë bëj.E dua skenën, publikun dhe sidomos emocionet e nje shoë. Frymëzohem nga duartrokitjet, besoj se jam afeksionuar shumë pas kësaj pune.

Çfarë synoni të arrini në të ardhmen?

Një karrierë të vlerësuar dhe një familje të lumtur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here