Ornela Bardhi: “Kam lindur modele, nuk e zgjodha këtë profesion”

0

Ajo thotë se ka lindur modele dhe tash vetëm e ushtron këtë veprimtari. Kjo është Ornela Bardhi, vajza të cilën nuk përjashtohet mundësia që ta shkohim edhe në Bollywood duke e luajtur ndonjë film. Në një intervistë Bardhi ka treguar që për idol ka Sindy Crawford. Ajo thotë se ka marrë shumë oferta ta ushtruar profesionin e saj, por veçon ato nga Inida, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Italia. Tregon që i pëlqen leximi dhe se ndjhet mirë në Tiranë.

Kush është Ornela jashtë pistës së modës?

Jashte pistes se modes jam thjesht Ornela.

Pse zgjodhët të merreni me modelizëm?

Nuk zgjodha të merrem me modeling, por kam lindur modele. Ne vitin 2006 kam sfiluar për herë të parë për një koleksion veshjesh të një stlistje të njohur shiptare, ku u transmetua nga “Top Channel”  tek Emisioni i Mëngjesit dhe që atëhere e ushtroj si profesion.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Idoli im i frymëzimit ka qenë Sindy Crawford.

Cili është suksesi juaj më i madh?

Vlerësoj se kam qenë e suksesshme deri më sot, por suksesi im me i madh është kjo që jam sot të jem pjesë e pasarelave botërore.

A keni marrë ndonjë ofertë për këtë profesion?

Oferta kam marrë shumë, sidomos jashtë Shqipërisë, në Indi Emiratet e Bashkuara Arabe e në Itali.

Pse keni zgjedhur të studioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare?

Kam zgjedhur të studioj për Marrëdhënie Ndërkombëtare, sepse më pëlqen diplomacia.

A ndiheni mirë në Tiranë?

Tirana është vendi ku jam rritur pothuajse edhe normal ndjehem mirë.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Libri i fundit që kam lexuar është “Të mjerët” nga Viktor Hugo edhe zgjati shume kohe deri sa e mbarova (qesh v.j.). Gjithsesi të lexosh është kulturë edhe për këtë çdo njeri duhet ta gjejë kohën qoftë edhe për të hapur librin.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Në Shqipëri nuk më pëlqejnë shumë gjëra, sepse shumica e gjërave këtu janë mbrapshtë, disi të kamufluara! Por Shqipërinë e dua sepse jam shqipëtare.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Në Kosovë nuk kam qenë,por besoj që do të shkoëj së shpejti në “Kosova fashion week”.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Një burrë ideal në mendjen time është mashkulli i bukur, i suksesshëm, ai që ka arritur të jetë dikushi dhe normal vetvetja.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Në të ardhmen e shpejtë kam shumë plane, ku ndër këto hynë aktrimi. (qesh v.j.) ndoshta së shpejti mund të më shihni edhe në Bollywood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here