Orkestra “Rexho Mulliqi”, do të performojë për nder të heroit, Isa Boletini në Kuvendin e Kosovës

0

Të martën në hollin e Kuvendit të Kosovës, do të bëhen homazhe rreth arkivolit të heroit, Isa Boletini nga personalitete të politikës dhe qytetarët e rëndomtë, po ashtu në po këtë vend për nder të këtij heroi do të performojë edhe Orkestra “Rexho Mulliqi”, me një performancë një orëshe.
Për KultPlus udhëheqësi i kësaj orkestre, Luan Durmishi tregoi në pika të shkurtra se çka do të performojnë. “Veprat do të jenë: dy nga kolona zanore të filmave shqiptarë si, “Hej o ju male” nga filmi Skënderbeu, vepra e Kujtim Laros “Në fillim të verës” për piano dhe orkestër me soliste, Pranvera Hoxha, “Malësorja” e Lorenc Antonit, “Elegji për Luigj Gurakuqin”… , theskoi Durmishi.
Solistë të kësaj performance do të jenë mezzosopranoja, Sanie Matoshi dhe vetë udhëheqësi i Orkestrës “Rexho Mulliqi”, Luan Durmishi. KultPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here