Orhan lej analistet, sulmoj pak Gruevskin dhe Mihajllkovin, a guxon?

0

HADI OSMANI

I dashur bashkefshatari im Orhan Ibrahimi. Po te ndjeki me vemendje koheve te fundit je bere shume aktiv neper rrjete sociale e te ashtuquajtura portale qe si duket kane vetem nje qender komandimi dhe askush pervec militanteve tuaj nuk po i shperndan. Po ta them me sinqeritetin me te madh, je tu gabu dhe pe korite veten dhe votuesit. Mos lejo qe per politika ditore te biesh aq poshte bashkefshatar im i dashur. E lexova kur po mereshe me ish deputetet e PPD-se. Ata mbajne pergjegjesi per deshtimet e veta dhe sot jemi kohe tjeter, megjithate po e pranojme kete. Fillove te meresh edhe me levizjet e reja politike. Edhe ketu po te kuptojme, nga nje ane ke presionin e partise tende e nga ana tjeter ka nje rivalitet brendapartiak dhe pranohet edhe kjo. Por sot po e verej qe paske mar hov dhe po na akuzon gazetaret edhe neve analisteve. Ndoshta se ke me mua personalisht por me koleget e mi. Po mire bashkefshatar i im dashur, na thuaj kur do te meresh nje here me problemin kryesore qe e ka Maqedonia dhe shqiptaret e Maqedonise, kur do te meresh me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mihajllkovin? Kur do ta lexojme nje shkrim tendin kunder ketyre dyve, ose na thuaj a ke pasur ndonje shkrim te ketille me heret? Na bene hor Orhan, mbrite deri aty sa ngrejte dore edhe mbi bashkefshatarin tone Rexhailin edhe ate ne shenje revolte per shkak te diskriminimit ekonomik qe ju ben kjo qeveri shqiptareve. E grushtove Rexhailin sepse e lejon kete diskriminim. Po a je aq burre qe nje dite te ngresh dore mbi ndonje deputet te atyre qe e perpilojne dhe zbatojne kete diskriminim. Nese jo me shume, atehere njejte sa BDI pergjegjesi mban edhe VMRO? A behesh burre ti biesh ne grushta Stavrevskit? Mos u mer me ne qe njejte si ti per cdo dite konstatojme gjendjen e mjerueshme te shqiptareve ne Maqedoni, por meru me ata qe na e bejne kete te keqe. Meru pak me Gruevskin e Mihajllkovin!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here