Finalizohen përgatitjet për protestë nga të dyja anët

0

Organizatorët e Protestës së sotme janë duke finalizuar përgatitjet për protestë

Aktivistët e Vetëvendosjes e kanë vendosur tribunën në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, aty ku do të flasin liderët e VV-së, AAK-së e NISMA.

20150418113208993620

Njësia speciale e Policisë së Kosovës shihet teksa bënë përgaditjet e fundit për protestën e sotme të paralajmëruar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendsoje, AAK dhe NISMA.

Një kontigjent i kësaj njësie u pa teksa futej brenda zonës së qeverisë së Kosovës me paisje adekuate për menagjimin e turmave protestuese, transmeton Indeksonline.

Poashtu Policia ka angazhuar Kompani Pastrimi për të hequr objektet e forta nga rruga në mënyrë që protestuesit të mos kenë mundësi të përdorin dhunën si ndaj policisë poashtu edhe ndaj objekteve shtetërore.

20150418095516714
Protesta pritet që të fillojë sot në ora 14:00, duke u nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, për të përfunduar tek Sheshi “Skëndërbeu” pranë qeverisë së Kosovës.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here