Opozita:VLAN rikthehet me VAN

0

Skena politike kosovare për rreth 6 muaj të vitit të kaluar njohu grupimin politik opozitar LVAN.

Ky grup u shpërbë pasi partia më e madhe LDK u largua për t’u bërë pjesë e qeverisë me PDK-në.

Grupi opozitar po rikthehet sërish në skenë, tani si VAN. VV, AAK dhe Nisma, për herë të parë që nga prishja e Bllokut, do të organizojnë një konferencë të përbashkët.

Tri partitë opozitare, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, të dielën do të organizojnë një konferencë të përbashkët duke filluar nga ora 12:00.

Në një njoftim për media të lëshuar nga AAK, thuhet se “Grupet Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të NISMA për Kosovën, të dielën, më 8 shkurt, mbajnë konferencë të përbashkët për media”.

Konferenca do të ketë për temë Zbatimin e Rezolutës për parandalimin e migrimit ilegal, ndërsa do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here