Opozitarët i nderojnë Jasharajt dhe Prekazin

0

Në 17 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, bashkë me aktivistë dhe deputetë të tjerë të Lëvizjes, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në shenjë nderimi ndaj veprës së familjes Jashari, me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari. “Sot pas 17 viteve, e kemi një Kosovë nga e cila qytetarët po ikin për shkak të shtrëngesave ekonomike dhe për shkak të pabarazisë. E kemi një Kosovë në të cilën po themelohet një asociacion i komunave serbe, me territor të ndarë dhe buxhet të ndarë. E kemi një Kosovë ku për çdo ditë e më shumë Beogradi po bëhet faktor vendimmarrës në vendimet politike për Kosovën. E kemi një Kosovë në të cilën po rrezikohet Trepça, edhe të ndahet në dysh, edhe të tjetërsohet. E kemi një Kosovë në të cilën gjyqësia punon vetëm për disa dhe nuk punon për drejtësinë dhe për popullin e Kosovës”, ka thënë pas homazheve kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri. Ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që i shoqëruar nga invalidë të luftës, veteranë e bashkëluftëtarë të UÇK-së, të bëjë homazhe në Prekaz në nderim të Epopesë së UÇK-së. “Jemi sot këtu, së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, por edhe dëshmorëve dhe luftëtarëve tjerë. Ky nderim nuk mjafton, por megjithatë dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë.”, ka thënë Haradinaj, pas homazheve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here