Opozita:bojkotuam Seancën e Kuvendit sepse Kadri Veseli nuk na dha hapësirë të flasim

0

Tri partitë opozitare në vend kanë bojkotuar seancën festive për nderë të 16 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe.

Shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thanë njëzëri se pushteti, përkatësisht kryetari i Kuvendit nuk u ka dhënë hapësirë atyre të flasin me qëllim që të paraqesin një realitet tjetër, prej atij të cilin e jetojnë qytetarët e Kosovës çdo ditë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, tha se ndonëse një ditë më parë i kishin dërguar letër kryetarit të Kuvendit që të mbanin edhe grupet opozitare nga një fjalë rasti, kjo iu ishte mohuar atyre pa ndonjë sqarim. Konjufca madje tha se seancat solemne sa po vijën e po shtohen në Kuvendit e Kosovës, me qëllim që të paraqitet një imazh i mirë i vendit, çka për Konjufcën është krejtësisht e kundërta.

“Ne jemi edhe të pakënaqur për faktin se këto seanca simbolike të cilat kanë filluar të shtohen kohëve të fundit po bëhen sidomos nga kryetari i kuvendit, dhe të shtyrë sidomos nga PDK me qëllim që të shfrytëzohet Kuvendi i Republikës së Kosovës për ta krijuar imazhin e një Kosovë pa probleme, si një vend në të cilin polulëzon demokracia, po ka zhvillim ekonomik, po ka vende të punës, kurse ne jemi të bindur se saktësisht e kundërta është e vërtet”, tha Konjufca.

E shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se pushteti 16 vite pas luftës edhe zyrtarisht e ka shndërruar Kosovën në një geto eksperimentesh para politike.

“Dita e Çlirimit të Kosovës, pasi kaloj nëpër kompromise, dallavere politike të pasluftës , u konvertua me kushtetutë në të ashtuquajturën Ditë të Paqes, ndërsa folklo rizmi politik e ka shndërruarKosovën edhe me letra në një geto eksperimentesh të karteleve para politike.. Dhe kjo është arsyeja pse ne sot nuk do t’i bashkohemi këtij folklorizmi të tepruar”, deklaroi Kadaj-Bujupi.

Ndërsa, Valdete Bajrami nga Nisma tha se organizimet si ky i fundit tregojnë se pushteti nuk i merr seriozisht kontributet e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën.

“Organizimet e tilla si ai i fundit që ndodhi në Mitrovicë me rastin e rivarrimit të heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, dhe ditës së Çlirimit sot, ku ne po e bojkotojmë këtë ditë të rëndësishme, janë organizime që po e tregojnë se njerëzit të cilët i kemi në pushtet, nuk janë duke i marrë seriozisht kontributet e njerëzve të cilët kanë derdh gjak për vendin tonë”, ka thënë ajo.

Bajrami po ashtu kërkoi nga pushteti që këto ditë të mos përdoren për rregullimin e imazhit të politikanëve, dhe të mos shfrytëzohen ditët e tilla sikurse në Kosovë po funksion gjithçka siç duhet, e çka në fakt nuk qëndron.

Ndryshe12 qershori, Dita e Paqes në kalendarin e Festave Zyrtare në Gazetën Zyrtare është e përcaktuarnë kuadrin e “Ditëve Memoriale”, së bashku me 28 nëntorin dita e shqiptarëve, 6 marsi Dita e Përkujtimit dhe Respektimit për Veteranët, 8 prilli Dita e romëve, 15 shkurti dita e ashkalinjëve, 28 shtatori Dita e boshnjakëvedhe 6 maji dita e goranëve.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here