Opozita vazhdon kundërshtimin ndaj Speciales, nënshkruan deklaratë të përbashkët

0

Tri subjektet oplitike opozitare kanë lëshuar sot një deklaratë të përbashkët.

“Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi.

Çdo tentative për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend.

Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin “për” apo “kundër”, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here