Opozita: Vazhdojmë me bllokadën

0

Përfaqësues të Opozitës kanë mbajtur një konferencë për media. Donika Kada-Bujupi, nga AAK, ka thënë se nuk do të lëshojnë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e arritura. Kurse, Glauk Konjufca ka treguar se nuk do të ndalen deri në heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për vendin.

“…para këtij takimi të kryesisë ne dëshirojmë t’i bëjmë të ditur popullit se normaliteti është në duart e dy partive të pozitës, të cilat po marrin vendime të dëmshme për vendin. Ne nuk do të lëshojmë pe pa u rikthyer dhe rishqyrtuar marrëveshjet e arritura. Sot e thërrasim qeverinë që përmes diskutimit në parlament, rishqyrtimit dhe rikthimit të këtyre marrëveshjeve ta zhbllokojnë punën në Kuvend”, ka thënë Donika Kada-Bujupi.

Derisa, Glauk Konjufca nga VV ka thënë se me bllokimin e sotëm të kryesisë dhe bllokimin që po ua bëjmë seancave po përpiqen të bëjmë me dije se veprimet e tyre nuk do te ndalen.

“Nuk do të ndalemi deri në heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e dëmshme për vendin”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here