Opozita thotë se do të bëjë protestë paqësore

0

Udhëheqësit e partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Limaj i NISMA-s për Kosovën, dhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-ja, sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët në selinë qendrore të NISMA-s për Kosovën.
Temë kryesore e takimit ishte protesta që mbahet nesër në Prishtinë.
Udhëheqësit e partive opozitare, sipas një njoftimi nga Zyra për Inform,im e Nisma-së, në këtë takim kanë biseduar për mënyrat më të mira të ecurisë së protestës, që “kjo të jetë një protestë paqësore dhe e dinjitetshme”.
Në fund të takimit, Ymeri, Isufi dhe Limaj kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje sa më masovike “në protestën paqësore që mbahet më 18 Prill, në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00”.
“Ne do dalim të përbashkët si opozitë, ne dënojmë gjuhën kërcënuse e cila u përdor dje në Parlament, nga koalicioni qeveritar, një gjuhë e cila ju shkon më tepër regjimeve që kanë frikë nga zëri i qytetarëve, një gjuhë jodemokratike, gjuhë e cila dëshmon se janë kapur institucionet e shtetit, ata nuk munden të dalin të thonë mos dilni në protesta, dhe për këtë dalin dhe kërcënojnë, e në fjalorin e tyre ka nervozizëm dhe frikë, dhe atë e përdorin edhe tek qytetarët duke mos iu dhënë të drejtë për protestë”, ka thënë Fatmir Limaj në një prononcim pas takimit.
“Ne e ftojmë Qeverinë e Kosovës që të hjekë dorë nga gjuha kërcënuse dhe i ftojmë dy drejtuesit e saj të heqin dorë nga mashtrimet, dhe ti lënë qytetarët lirshem që t’i shprehin pakënaqësitë e tyre në një protestë paqësore”, ka bërë thirrje ai.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se “reagimet e eksponentëve të qeverisë japin një panik dhe se kjo qeveri është duke ju frikësuar qytetarëve, për këtë kjo qeveri e ka për obligim që t’i shërbej qytetarit e jo interesave personale”.
Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë së “këto kërkesa për protestë janë legjitime” dhe i ka ftuar të gjithë qytetarët që e kanë parë që drejtësia është kapur të dalin dhe të protestojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here