Opozita planifikon që protestën e radhës ta mbaj në Ditën e Pavarësisë

0

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, planifikojnë që protestën e radhës ta mbajë pikërisht në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi një burim i besueshëm brenda opozitës.
“Pas takimeve tona mobilizuese me strukturat dhe koordinimit ndëropozitar, opozita 17 shkurtin e ka vendosur si datë të protestës së radhës”, thotë ky burim.
Opozita e bashkuar në vazhdimësi ka kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura me dy shtetet fqinjë, atë të Asociacionit të komunave serbe me Serbinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Në deklarime të mëhershme, para dhe pas protestës së 9 janarit, opozita vendosmërisht ka deklaruar protesta deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nëse e njëjta nuk tërheq marrëveshjen për Asociacionin, duke pasur për bazë interpretimin e tyre të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë marrëveshje, e cila kishte thënë se kjo marrëveshje nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkaq, sinjale për tërheqje të Marrëveshjes së Asociacionit nuk ka pasur nga Qeveria e Kosovës. Përkundrazi, Qeveria këmbëngul në themelimin e Asociacionit të komunave serbe, në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here