Opozita në Prizren i quan Mustafën e Thaçin mbeturina

0

Ka përfunduar i qetë dhe pa asnjë incident edhe manifestimi i sotëm i opozitës në Prizren.

Njerëzve të mbledhur iu drejtuan krerët e partive opozitare, përveç kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në udhëtim.

Përpos liderëve, turmës i foli edhe anëtari i Nismës që vjen nga Prizreni, Zafir Berisha, transmeton “Klan Kosova”. Duke i cilësuar Thaçin dhe Mustafën si “mbeturina”, ai tha se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë qeveri.

Opozita ftoi qytetarët që në numër sa më të madh të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore që do të mbahet në Prishtinë më 9 janar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here