Opozita kërkon të hiqet Neni 11.3 nga Projektligji për ndërmarrjet, kërcënon edhe me protesta

0

PRISHTINË, 13 SHKURT – Në vazhdim të mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, sot deputetët shqyrtuan në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, të cilin para deputetëve e ka paraqitur ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci. Ai ka thënë se ministria që ai drejton, ka për qëllim krijimin e kushteve për zhvillim sa më të madh ekonomik. Në funksion të kësaj, Stavilqeci ka theksuar se është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. Ai ka sqaruar se me këtë projektligj synohet krijimi i bazës juridike për ndërmarrjen “Trepça”. Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputeti, Besim Beqaj ka thënë se ky grup e përkrahë projektligjin, ndërsa ka kërkuar që neni 11. 3,(e që ka të bëjë me rolin e komunave në ndërmarrjet publike), të riformulohet. “Në ndërmarrjet me rëndësi të veçantë, roli i komunave duhet të jetë i kufizuar, komunat mund të kenë ndikim vetëm në ndërmarrjet që kanë karakter komunal, e jo edhe në ato të interesit nacional”, ka vequar ai. Në emër të GP të LDK-së, si dhe në emër të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri deputeti, Muhamet Mustafa ka thënë se projektligji ndikon në shfrytëzimin racional të resurseve ekonomike të vendit. Edhe ai ka kërkuar riformulim të nenit 11.3 të projektligjit, në mënyrë që roli i komunave të precizohet më qartë. E Visar Ymeri nga GP i Lëvizjes Vetvendosje e ka kritikuar Qeverinë për heqjen dorë nga ideja fillestare lidhur me ndërmarrjet publike. Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte sikur ndërmarrja “Trepça” të shndërrohet në ndërmarrje publike. Ymeri ka kërkuar të hiqet fare neni 11. 3. Pal Lekaj nga GP i AAK-së, këtë projektligj e ka vlerësuar shumë të dëmshëm për vendin. Sipas tij, nenet e këtij projektligji fuqizojnë shumë rolin e komunave, ndërsa do të pamundësojë zhvillimin ekonomik të vendit. Deputeti Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën e ka parë zgjidhjen fatlume për “Trepçën” dhe ndërmarrjet publike në një dialog brenda grupeve parlamentare. Edhe Limaj ka kërkuar që neni 3 pika 11.3 të heqet nga projektligji. Në favor të projektligjit, është shprehur përfaqësuesja e GP 6+, Duda Balje. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur në kuvend për këtë projektligj ka thënë se ai synon të sigurohet një e ardhme zhvillimore për ndërmarrjen “Trepça” dhe që disa nga ndërmarrjet, të hiqen nga autoriteti menaxhues i AKP-së. Mustafa ka bërë thirrje për një bashkëpunim sa më të mirë në mes grupeve parlamentare, si rrugë e vetme e miratimit të një ligji adekuat për ndërmarrjet publike. Glauk Konjufca nga Vetvendosja i ka ftuar qytetarët të përgatiten për protesta të reja në lidhje me këtë projektligj, ndërkaq Ramush Haradinaj nga AAK-ja ia ka tërhrqur vërejtjen pushtetit se pranvera po vjen dhe do të përballen me popullin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here