Opozita kërkoi heqjen e “shtetrrethimit” përreth objektit të Kuvendit të Kosovës

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Glauk Konfujca, Donika Kadaj Bujupi kanë kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli që të largohen forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga oborri i Kuvendit të Kosovës. Ata kanë thënë se kjo po bëhet që deputetët të vëhen nën presion në seancën kur pritet të votohen ndryshimet kushtetuese që e mundësojnë themelimin e  Gjykatës Speciale. Ata madje e kanë krahasuar këtë me shtetrrethimin në të cilin Kosova ishte vënë kur ishin bërë ndryshimet kushtetese në vitin 1989. kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli ndonëse është arsyetuar se nuk është kompetent për largmin e policëve nga oborri ka bërë thirrje publike që forcat e rendit të largohen nga aty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here