Opozita ka protestuar në Malishevë kundër marrëveshjes me Serbinë dhe asaj me Malin e Zi

0

Opozita ka protestuar sot në Malishevë kundër Asociacionit të Komunave Serbe si dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“Qytetarët e Malishevës i janë përgjigjur në mënyrë masive manifestimit të organizuar nga Opozita e Bashkuar. Pjesëmarrja në këtë manifestim e konfirmon vullnetin qytetar që është kundër këtyre marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar në dëm të Republikës së Kosovës.

Në këtë tubim folën të tre kryetarët e subjekteve opozitare: kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe i NISMËS për Kosovën Fatmir Limaj. Poashtu, qytetarëve të mbledhur tek sheshi i dëshmorëve i janë drejtuar edhe tre kryetarët e degëve të subjekteve opozitare në këtë qytet.

Gjatë fjalëve të tyre u tha se Serbia nuk mund të kthehet në Kosovë dhe për këtë nuk do të lejohet që të kalojë marrëveshja për “Zajednicën”. Poashtu, nuk ka asnjë gatishmëri që t’i falën 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi. Për këtë Malisheva sot u bë bashkë. Marrëveshjet nuk do të kalojnë. Ato do të tërhiqen.

17 dhjetor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Vetëvendosje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here