Opozita ka agjenda politike dhe jo pakënaqësi me marrëveshjet

0

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se kriza politike është duke e dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës. Ajo ka thëën se bllokada po ndikon edhe në procesin e liberalizimit të vizave si deh në aspektin ekonomik, përkatësisht tek investitorët e huaj.

Sipas Tahirit, tashmë opozita ka humbur arsyen, pasi më shumë ka agjenda politike sesa që ka pakënaqësi me asociacionin dhe demarkacionin.
Ajo ka deklaruar se opozitarët tash duhet të veprojnë në mënyrë demokratike dhe në bazë të mandatit që kanë marrë si përfaqësues të popullit.
Tahiri ka thënë se pozita dhe opozita duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe të dalin me një konkluzion i cili mundëson zhbllokimin e situatës.
Ndërsa duke folur për dialogun e Brukselit, Tahiri ka thënë se ky proces është një kusht evropian për Kosovën dhe për Serbinë në rrugën e integrimit evropian.
Sipas saj, BE-ja e ka kushtëzuar Serbinë që detyrimisht t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe t’i zhbëjë strukturat paralele nëse dëshiron të përparojë drejt BE-së.
“Fqinjësia e mirë është një prej kushteve kryesore që shtetet duhet ta përmbushin nëse dëshirojnë të përparojnë drejt BE-së.
Pra, Serbia kushtet e parashtruara në kapitullin 35 duhet t’i plotësojë nëse dëshiron të vazhdojë më tutje”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë për gazetën “Epoka e re”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here