Opozita: “Gjykata Speciale nuk kalon”

0

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma” që kanë formuar aleancën anti-Qeveri kanë paralajmëruar bllokim të seancave plenare edhe atëherë kur pritet të vihet në votim ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale, shkruan Zëri.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, bllokimi i seancave plenare do të vazhdojë pavarësisht presionit ndërkombëtar, por edhe rëndësisë së seancave. Në këtë vazhdë, ata thonë se do ta pengojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale, e cila parimisht është vendosur të jetë në Hagë. Për këtë seli janë pajtuar përfaqësuesit e shtetit holandez, por që kjo të jetësohet kërkohet që marrëveshja të ratifikohet me shumicë votash, në dy Parlamentet, të Kosovës dhe të Holandës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here