Opozita e bashkuar nuk planifikon ta marrë pushtetin me dhunë

0

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, thotë se opozita e bashkuar nuk planifikon ta marrë pushtetin me dhunë.

Tri partitë opozitare nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje. Madje, nënkryetarja e “Vetëvendosjes”, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shprehet e bindur se kjo Qeveri nuk ka shpëtim, por, siç thotë ajo, veç vonim.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës, numri dy i “Vetëvendosjes”, thotë se nuk është i denjë për pozitën më të lartë në shtet.

 Po besoj që opinioni është i njoftuar që një kohë të gjatë që tri subjekte politike janë bashkuar fillimisht rreth dy kauzave, që janë dy marrëveshjet që ne i konsiderojmë shumë të dëmshme dhe në vazhdimësi i kemi bërë publike kundërshtimet tona përmes manifestimeve, protestave, aksioneve dhe normalisht deri më 17 shkurt kemi shumë aktivitete, disa më publike e disa më të vogla me qytetarë në kuadër të mobilizimit për protestën e 17 shkurtit”./Zeri/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here