Opozita braktisë seancën, Kuvendi vazhdon punimet

0

Opozita dhe disa deputetë të LDK-së e kanë lëshuar seancën e Kuvendit. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se qëllimi i këtij ndryshimi është që Trepça të funksionojë në mënyrë normale, dhe të përgatitet strategjia për punën e Trepçës me ligj të veçantë. “Me këtë ligj kemi bërë që të parandalohet marrja e vendimit për likuidimin e Trepçës”, ka thënë Mustafa.

Sipas kryeministrit Mustafa, Dhoma speciale e Gjykatës Supreme ka dhënë afat që të krijohet plani për organizmin e punës së Trepçës deri më 2 shkurt dhe qoftë se plani për organizmin e Trepçës nuk realizohet deri me këtë datë, atëherë do të bëhet likuidimi i saj. Prandaj ne me këtë ligj po e parandalojmë këtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here