Opinionisti Erald Selca: “Vitin e ardhshëm busti i Enver Hoxhës edhe në Prishtinë”

0

Opinionisti Erald Selca ka thënë në një debat në televizionin “First Channel” se vitin e ardhshëm po planifikohet që busti i ish-liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhës, të ngrihet në Prishtinë dhe në Gjirokastër.

Sa i takon Prishtinës, ai ka thënë se për një gjë të tillë do t’i bëhet kërkesë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. “Figurat historike do të rivlerësohen dhe do të vijë shpejt dita që të rinjtë do ta bartin edhe nëpër bluza Enver Hoxhën”, ka thënë Selca. Sipas tij, për nga pesha e personaliteteve shqiptare Hoxha qëndron përkrah Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. “Hoxha ka vepruar në bazë të rrethanave të kohës… Ai ishte i rrethuar me armiq e jo me miq… Hoxha i ka mposhtur të gjitha shërbimet serkrete që e luftuan atë.  Nga politika e tij ka dalë edhe UÇK-ja”, ka thënë Selca. Ai është shprehur i gatshëm për ballafaqim me gazetarin Blendi Fevziun për figurën e Hoxhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here