Operacioni “MEDIKAMENTI” vë në pranga 9 persona

0

Policia e Kosovës, sot ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “MEDIKAMENTI”, i cili ka rezultuar me arrestimin e 9 personave të dyshuar për kontrabandim të medikamenteve.

Zyra për Informim ka njoftuar se operacioni është realizuar pas gjashtë muaj hetimesh intensive të realizuara nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, dhe ka përfshirë dy rajone të Kosovës.

Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, me ç’rast është bërë bastisja e 17  lokacioneve të ndryshme, në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar sasi e madhe e barnave (mijëra produkte medicionale) që dyshohet se janë të pakontrolluara dhe të paverifikuara, me prejardhje kryesisht nga Serbia të kontrabanduara në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.

Pas bastisjes janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje të dyshuarit:

  • K. V.  mashkull kosovar/shqiptar
  • S.  R.  mashkull kosovar/shqiptar
  • V. A. mashkull kosovar/shqiptar
  • A. A. mashkull kosovar/shqiptar
  • A. A. mashkull kosovar/shqiptar
  • N. Z. mashkull kosovar/shqiptar
  • A. J.  mashkull kosovar/shqiptar
  • A. B. mashkull kosovar/shqiptar
  • A. O. mashkull kosovar/shqiptar

 

Gjatë kontrollimit të lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një revole të kal.7.62 mm  dhe dy pushkë gjuetie.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here