Olimpik Marseja po do ta rikthejë Canën pas shtatë vjetësh

0

Sipas të gjitha gjasave, kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, do të rikthehet te klubi ku e mbërriti zenitin në karrierën evropiane në futboll. Lorik Cana, pas shtatë vjetësh, sërish po kërkohet nga Marseja.

Lajmin e konfirmon faqja zyrtare e klubit franzez në “Twitter” nëpërmjet një postimi ku i uron mirëseardhjen 31-vjeçarit. Cana ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te Marseja në sezonet 2005-2009 ku ishte edhe kapiten skuadre.

Megjithatë “Panorama Sport” kontaktoi me Lorikun për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Cana ka pohuar se është në bisedime me klubin francez, por thekson se deri në këto momente nuk është arritur asnjë akord mes dy palëve. “Po është e vërtetë që jam në bisedime me klubin e Marsejës por nuk ka asgjë zyrtare. Klubi më dëshiron, por unë akoma nuk e kam vendosur se ku do luaj sezonin e ardhshëm”, deklaroi kapiteni kuqezi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here