Oleg Lialin: Spiuni më budalla i KGB-së

0

Oleg Lialin ishte një spiun i KGB-së sovjetike, i maskuar si delegat i tregtisë ruse në Britani. Ai u arrestua në Britani në gusht të vitit 1971, pasi u ndalua natën nga një patrullë e policisë britanike për drejtimin e makinës pa drita dhe për manovra të rrezikshme në rrugë.

Policët konstatuan se Oleg ishte i dehur dhe e futën në sediljen e pasme të automjetit të policisë, ku ai u ul me këmbët e tij të vendosura mbi shpatullat oficerit të policisë. Kur ai u urdhërua t’i hiqte këmbët prej aty, ai u përgjigj duke thënë:”Ju nuk mund të bisedoni me mua, ju s‘mund të më mposhtni, unë jam një oficer i KGB-së”.

Të dy policët, që nuk e morrën seriozisht deklaratën e tij, e çuan në stacionin e policisë, ku ai nuk pranoi të bëjë testet e gjakut, alkoolit dhe urinës. Ai u shfaq në gjykatë me akuzën e drejtimit në gjendje të dehur të makinës, për t’i liruar nën garacinë e “kolegëve” të tij, të cilët ishin gjithashtu pjesë e delegacionit të tregtisë.

Siç rezultoi më pas, Oleg në fakt ishte një spiun i KGB-së,  i infiltruar në Britani si pjesë e delegacioni tregtar sovjetik. Përfundimisht ai dezertoi në Britani, duke i ofruar Londrës informacione të vlefshme. Në fund, mbi 105 anëtarë të delegacionit sovjetik të tregtisë, së bashku me disa diplomatë rusë, u dëbuan nga Britania për shkak se qenë spiunë./Bota.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here