Alexis Sanchez ka bërë një hap shumë të madh në karrierën e tij në Manchester United me golin ndaj Arsenalit në rrethin e katërt të FA Cup, sipas trajnerit në të detyrë të Djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer.

Sanchez e ka pasur shumë të vështirë ta gjejë formën, si dhe ka vuajtur nga probleme fizike që prej se iu bashkua Unitedit nga Arsenali janarin e kaluar. Megjithatë, ai bëri një paraqitje vendimtare ndaj ish-klubit të tij në Emirates, duke e shënuar golin e parë në fitoren 3-1 të Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer është mahnitur tej mase me qëndrimin dhe qasjen e kilianit në stërvitje që prej se mori drejtimin e skuadrës në dhjetor dhe mendon se tani Sanchezi është i gatshëm të luajë rol të rëndësishëm në sezonin e Unitedit.

“Ai është shumë punëtor i zellshëm dhe krenar dhe tashmë shumë i vendosur ta dëshmojë vlerën e tij. Ai ka qenë fantastik që prej se kam ardhur këtu. Puna e tij në stërvitje ka qenë e shkëlqyer”, tha Solskjaer.

“Fatkeqësisht, ai ka pasur probleme me lëndim, por mendoj se e premtja ishte një hap shumë i madh për të”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here