Oficerja shqiptare e policisë së New Yorkut i shpëton jetën turistit skocez

0

Një turist skocez u rrëzua në rrugë, paasi u godit nga pjesa e prapme e një taksie në Broadway afër Times Square të shtunën – por pesë policët e skuadrës së patrullimit i shpëtuan jetën – shkruan shtypi njujorkez sot në mëngjes.

E para që i orfoi ndihmën është oficeria e policisë Zhoana Tozaj, për të cilën në rrjetin social facebook, thuhet se është shqiptare, e emigruar dekadën e fundit në SHBA,

Ajo gjatë shërbimit ka ndodhur shumë afër ngjarjes duke shoqëruar heqjen e barrikadave të Vitit të Ri, në sheshin qendror të qytetit në Times Square.

Tozaj – sapo ka parë viktimën e goditur dhe shtrirë në rrugë, pa ndjenja i ka dhënë atij, vet, ndihmën e parë – me mënyra praktike, derisa koleget i saj – oficeret David Basquez dhe Matthew Widmer nga rajoni i Policisë Midtown North – arritën duke thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë – shkruan NY Post.

Basquez me radio, dhe oficeri William Helbock me Timothy Landy, gjithashtu nga Midtown North, sollën për ndihmë një defibrillator për të goditur zemrën dhe shtuar frymarrjen artificiale, të njeriut që kishte humbur ndjenjat.

Shtypi shkruan se ata i dhanë fillimisht dy goditje impulsive, deri sa viktima një 60-vjeçar, turist nga Skocia, mori ndihmën e shpejt nga oficerët e CPR dhe ata të emergjencave nga EMS të cilët me auto-ambulancë e dërguan në spitalin “Medical Center NYU”, ku ai ishte në gjendje të qëndrueshme, deri sa kaloi natën e së shtunës, shkruan NY Post.

“Anëtaria e Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, Xhoana Tozaj e shpëtoi jetën e një turisti skocez i cili u rrëzua në pjesën e prapme të një taksie në Broadway afër Times Square” thotë në statusin e tij në facebook Letejnant Ylli Dautaj, i cili është kryetar i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane/Ulqini Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here