Oficeri shqiptar: “Ky ishte mesazhi i takimit të Richard Holbrooke me Hajdin Abazin e UÇK-së”

0

Diplomati amerikan Richard Holbrooke më 24 qershor 1998, i shoqëruar edhe nga ambasadori Christopher Hill, duke marrë me vete edhe shumë gazetarë të huaj dhe vendas, shkon në Junik dhe takohet me Hajdin Abazin (alias Lum Haxhiun), zëdhënësi i UÇK-së për nën zonën operative të Rekës së Keqe. Kush ishte Hajdin Abazi? Një shkrimtar dhe gazetar shqiptar, i dënuar politik, që vinte nga Perëndimi. Holbrooke ishte i pari diplomat i lartë amerikan, që takohet në front dhe shtrëngon duart me komandantët e UÇK-së. Atë takim e dhanë gjithë televizionet e botës.

Sipas, Kolonel Dilaver Goxhaj, që ishte edhe oficer në UÇK, takimi kishte një mesazh të rëndësishëm.

“Ai takim i tregoi Rugovës dhe gjithë Evropës, se SHBA pozicionohet zyrtarisht dhe botërisht në krah të veprimtarisë së UÇK-së dhe e shpallte drejtpërsëdrejti atë si faktorin kyç dhe luftën, si rrugën e vetme në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Me atë veprim diplomatik, SHBA i thoshte popullit shqiptar: Rrëmbeni amët se, vetëm kështu na keni në krah!”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here