Ofertë me shumë zero për një natë me Françesken e BigBrother-it

0

Françeska Jaçe vajza e famshme vlonjate e cila fitoi popullaritet falë pjesëmarrjes së saj në realit show “Big Brother”, vijon të ruajë famën e saj, këtë herë si menaxhere në një lokal nate në kryeqytet.

Ajo pohon se ka afro 1 vit që punon në lokal nate, duke u shprehur entuziaste nga fitimet që merr, si dhe kënaqësinë e fituar nga puna. Më tej ajo shton se puna nis rreth mesnate dhe përfundon ndaj të gdhiri, ndërsa shton se është aq e kënaqur nga puna sa që edhe kur është pushim shkon në këtë lokal për tu argëtua me miqtë e saj.

Në një intervistë ajo komenton edhe paragjykimet që mund të vijnë nga një punë e tillë, “Jemi në Shqipëri dhe normalisht që paragjykohet, jo vetëm kur punon në një lokal nate por edhe kur e frekuenton. Megjithatë sa më shumë kalon koha mendoj se këto paragjykime largohen. Lokalet të japin mundësi të argëtohesh, s’mund të jenë vende të këqija”.

Gjithashtu lidhur me ngacmimet nga klientët ajo pranon se e ngacmojnë kudo, por shton se e komplimentojnë më së tepërmi. Françeska e cila pas pak ditësh feston 20 vjetorin, pranon gjithashtu se ka pasur nga ata që i kanë bërë ofertë me shumë zero për të kaluar një natë me të, oferta për të cilat thotë se nuk i ka konsideruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here