Oferta e re për Xherdan Shaqirin

0

Stoke City ka bërë një ofertë interesante për Xherdan Shaqirin. Skuadra angleze, Stoke City, nuk do të dorëzohet lehtë në garën për të siguruar shërbimet e Xherdan Shaqirit.

Mediat britanike sot kanë njoftuar se anglezët kanë përgatitur një ofertë të re tejet interesante për lojtarin.
Kësisoj, Stoke i ka ofruar një pagë të majme Shaqirit dhe përvec saj, i kanë ofruar atij mundësinë që të largohet te një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve gjatë 12 muajve të ardhshëm, nëse ka interesim.
Një mundësi e tillë do të jetë e vendosur si klauzolë në kontratën e Xherdanit dhe Stoke nuk mund ta ndal një transferim të Shaqirit te ndonjë nga skuadrat e Championsti që e kërkon. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here