Odeta Cuedari, modelja që synon të bëhet arkitekte dhe që luan me flautë

0

Midis modelimit, arkitekturës dhe flautës e gjen veten vajza nga Vlora, Odeta Cuedari. “Mendoj të studioj Arkitekturen pasi më pëlqen të përcaktoj raporte mes estetikes dhe funksionit, raporte të cilat janë në shërbim të njeriut”, thotë ajo në një intervistë. Ndërkaq sa i takon flautës ajo thotë se ka marrë pjesë në shumë koncerte qyshkur ka qenë e vogël. Lidhur me modelimin gjithashtu tregon të ketë qenë pjesë e shumë ngjarjeve.  Cuedarit i pëlqen vendlindja e saj, Vlora, dhe thotë se nuk do ta ndërronte me asnjë vend.

Kush është Odeta jashtë fushës së prezantimit të bukurisë dhe ngjarjeve të modës?

Një vajzë e thjeshtë, e dashur. Më pëlqen të udhëtoj, të kujdesem për veten,t’i kushtoj rëndësi pamjes dhe fizikut tim, si dhe më pëlqen të bëj gjëra të reja.

Në sa ngjarje të bukurisë keni marrë pjesë deri më tash?

Nuk mund t’u them një numër të caktuar, por di të them se me modelim dhe evenimente të bukurisë merem që prej pesë vitesh.

Cili është suksesi juaj më i madh deri më tani?

Mendoj që akoma nuk e kam arritur se vazhdoj të jetoj akoma dhe pres më shumë nga vetja, deri tani i konsideroj si obligim ndaj vetes.

 Cili është suksesi që dëshironi ta arrini?

Të vazhdoj të kem pranë njerëzit që dua si dhe të arrij ato pikësynime që i kam vënë vetes. Ky do të ishte suksesi më i madh.

Pse zgjodhët ta studioni Arkitekturën?

Mendoj të studioj Arkitekturen pasi më pëlqen të përcaktoj raporte mes estetikes dhe funksionit, raporte të cilat janë në shërbim të njeriut.

Po me muzikën cila është lidhja juaj?

Lidhja me muzikën ka filluar që në moshën dhjetë vjeçare duke studiuar për flautë, me te cilin kam arritur shumë sukses në koncerte të ndryshme që janë zhvilluar.

A keni ndonjë idol në profesion nga i cili frymëzoheni?

Nuk kam ndonjë përgjigjje.

 A do ta ndërronit Vlorën me një qytet tjetër?

Jo asnjëherë, bukuria dhe nuri që mbartë ky qytet nuk ka të krahasuar .

A ju pëlqen leximi dhe ai kushtoni kohë?

Mundohem t’i përkushtohem sa më shumë.  Jo vetëm se është nje burim dijesh, por dhe një burim i madh kënaqësie .

Cili është burri ideal në mendjen tuaj?

Mendoj se burri ideal është ai mashkull që të fal mirësi, dashuri dhe mbi të gjitha respekt .

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?

Për momentin po pushoj, por kam projekte në mendje, të cilat nuk dua t’i shpalos pa i përfunduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here