Obama nuk mund të flas në diplomimin e vajzës, dëshiron vetëm të qajë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka vetëm edhe këtë vit mandat, Barack Obama, ka treguar arsyen se përse nuk do të mbaj fjalim në diplomimin e vajzës së tij, Malia-së.

Ai është një njeri që ka folur para gjithë botës e miliona njerëzve, por tani ai nuk e ndjen vetën të gatshëm që të mbaj një fjalim në diplomimin e vajzës së tij. Kjo për shkak se ai frikësohet se do të emocionohet dhe do të qaj.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur për “ABC News” ku ka thënë “Shkolla e vajzës time, Malia-së, më ka pyetur nëse dua të flasë gjatë marrjes së diplomave nga studentët, dhe unë ju kam thënë jo, unë do t’i vë një palë syze të zeza dhe do të qaj.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here