Obama dëgjon me kujdes kërkesat e qytetarëve,i përgjigjet letrës se një vajze të vogël

0

“Pse nuk ka fytyra grash në monedhat apo kartëmonedhat e dollarit”?

Foto-e-letrës-së-Sofjes-drejtuar-presidentit-të-SHBA-ve

Vajza e vogël e cila pyeti Obamën vitin e kaluar pse nuk ka ndonjë grua në monedhat e SHBA, më në fund ka marrë një përgjigje nga presidenti. Ajo gjithashtu është ftuar në Shtëpinë e Bardhë për t’i festuar Pashkët. Presidenti Obama vitin e kaluar përmendi se kishte marrë një letër nga një vajzë të vogël, e cila i kërkonte atij të vendoste fytyrën e një gruaja në monedhën amerikane. Këtë letër ai e quajti si një ide mjaft të mirë. Kjo letër ishte nga Sofia, një vajzë nga Massachusetts e cila sapo kishte përfunduar klasën e tretë në atë kohë.
“Unë isha në mësim duke studiuar Ann Hutchinson, e cila bëri lëvizjen për të drejtat e grave. Kështu vura në dukje se të gjitha monedhat kanë fytyra meshkujsh, kështu që më lindi pyetja pse ne nuk kemi femra në monedhat tona?”, ka thënë Sofia.
Sofia, 9-vjecare shkoi në shtëpi me një ide të vetme në mëndje. Për t’i dërguar presidentit këtë kërkesë duke i listuar një grup grash të rëndësishme për SHBA. (Mamaja e Sofisë ia dha letrën revistës “TIME”). Për një kohë të gjatë, vogëlushja nuk mori asnjë përgjigje nga presidenti, por i babai i saj e vuri në dijeni se ai e kishte përmendur në një fjalim gjatë një konference.
Në muajt që kur Sofia i shkroi presidentit, nisi një fushatë për ta vënë një grua në kartëmonedhën 20-dollarësh. Lëvizja e quajtur “W20” nisi një sondazh online në mënyrë që publiku të mund të votojë se cila femër meriton të zëvendësojë Andrew Jacksonin. Grupi planifikoi ta paraqesë një kërkesë drejtuar presidentit Obama dhe Sekretarit të Thesarit për ta plotësuar këtë sugjerim. Gati 220.000 njerëz kanë votuar në anketën online dhe Sofia, e cila tani është në klasën e katërt, është ambasadorja më e re e fushatës.
Edhe pse ajo është një tifoze e vjetër e Ann Hutchinsonit, Sofia do që të shohë Rosa Parks në kartëmonedhën 20-dollarësh. “Ajo çka bëri Parks ishte me të vërtetë e rëndësishme. Po të mos ishte për të, ne do të ishim ende të ndarë”, thotë ajo.
Muajin e kaluar, Sofia më në fund mori një letër të personalizuar nga presidenti, së bashku me një ftesë për të marrë pjesë këtë vit në Shtëpinë e Bardhë për Pashkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here