“O Allah dënoje Blushin që tallet me myslimanët në romanin e tij”

0

Gjatë kohës që trupi gjykues ishte tërhequr për vendim, Fadil Mulsimani, i njohur për bejtet që bën gjatë qëndrimit në paraburgim, ka lëshuar një tjetër deklaratë që këtë radhë shigjeton deputetin e Partisë Socialiste Ben Blushin.

“O Allah, dënoje Ben Blushin që tallet me myslimanet tek romani i tij”. Në romanin “Të jetosh në ishull” Blushi prek tema fetare që mesa duket nuk i kanë lënë shije të mirë imamët të vetëshpallur i cili kohën në paraburgim e ka shfrytëzuar edhe për të lexuar libra. Blushi ka deklaruar hapur se është ateist dhe nuk beson në Zot, transmeton Shqiptarja.

Në seancën e shkuar Fadil Muslimani i dedikoi një poezi kryetarit të demokratëve Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here