Nxënësve në Maqedoni u servohen libra ku shkruhet se gjoja Shqipëria është shtet sllav

0

Ja çfarë mësojnë në lëndën e historisë nxënësit shqiptar të klasës së 6-të në Maqedoni. Ende pa e shfletuar mirë përmbajtjen, që në parathënie të këtij libri që është shkruar edhe me pjesmarrjen e historianit shqiptar “Doc. dr” Nebi Dervishi, se:
1: “Shqiperia është renditur si një shtet sllav”?! (nënvizuar me të kuqe të çelë); Dhe paradoksalisht vazhdon:
2: “Në Shqipëri është shtypur elementi sllav në vazhdimësi”! (nënvizuar me të kuqe të mbyllur);
3: Maqedonia nuk përmendet në mesin e shteteve te krijuara nga sllavët, duke përkrahur në këtë mënyrë idenë e re të sllavëve të Maqedonisë që të përvetësojnë historinë e maqedonëve antik. Poashtu nuk përmenden shtetet tjera që sllavët kanë krijuar në Ballkan, si Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja, për të përkrahur në këtë mënyrë përvetsimin e historise ilire në ato treva, ka vërejtur Besir Bajrami.

“Kushedi se çfarë tjetër shkruhet në brendësi të këtij libri, apo në ato të klasave tjera!”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here