Nxënësja e ngacmuar seksualisht nga profesori është nga Gjimnazi “Hamdi Berisha”

0

Fillon të zbardhet e vërteta në lidhje me ngacmimin seksual ndaj nxënëses në gjimnazin e Malishevës. Sipas burimeve të Malishevapress të afërta me policinë, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, është marrë në pyetje mbrëmë nga Policia e Kosovës Stacioni në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka fshehur krimin, të cilin e kishte bërë profesori i kësaj shkolle që sipas burimeve nga brenda thuhet se është Mentor Krasniqi i cili aktualisht po mbahet në paraburgim.
Ashtu siç ka njoftuar policia e Kosovës njëjtë edhe nga burimi konfirmohet se pasi që nxënësja ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj, viktima e kishte raportuar atë tek U.D. i Drejtorit duke i prezantuar dokumentacionin dhe deklaratën me shkrim por ai në vend që ta denonconte dhe të merrte masa ndaj profesorit, e kishte fshehur rastin për tri ose katër ditë. Sipas burimit të dy të dyshuarit, profesori dhe UD drejtori janë në lidhje familjare mes vete. /MalishevaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here