Nxënësit nga Turqia, i vizitojnë “vëllezërit” e tyre në Malishevë

0

Një grup prej 10 gjimnazistëve turqë, të Gjimnazit nga komuna e Orhangazit, sot e kanë vizituar Komunën e Malishevës dhe Gjimnazin “Hamdi Berisha”, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj dhe udhëheqja e gjimnazit në Malishevë, si dhe me nxënësit e këtij gjimnazi. Komuna e Malishevës, është e vëllazëruar me Komunën e Orhangazit, nga rrethi e Bursës në Turqi. Fillimisht, kryetari Begaj, i ka pritur në zyrën e tij, drejtorin gjimnazit turk të Orhangazit, Ayhan Sariboğa, të cilin e ka falënderuar për vizitën në Komunën e Malishevës, duke e rritur kështu bashkëpunimin mes Malishevës dhe Orhangazit. Më pas, delegacioni nga Turqia, e ka vizituar edhe Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku janë takuar me drejtorin e kësaj shkolle, Izet Hotin, profesorët dhe nxënësit e gjimnazit, të cilët kanë biseduar mes vete për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy gjimnazeve dhe shkëmbimin e përvojave të mira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here